Një shqiptar që ishte lënë i lirë nga burgu me vendim të Gjykatës, por mbahej me byzylyk elektronik e ka prerë atë dhe është arratisur.
Shqiptari 35-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur thuhet se ishte dënuar si i përfshirë në një vrasje.
Mediat greke shkruajnë se ai e ka prerë byzylykun me të cilin mbikëqyrej, në kohën kur ishte tek stacioni i autobuzëve në Kiffisos. Pas këtij momenti nuk ka më asnjë gjurmë të shqiptarit.
Mediat greke shkruajnë se ai ka marrë autoubusin dhe u nis për në Shqipëri. Ndërkohë që policia greke e sinjalizuar nga alarmi që ra pas prerjes së “orës së dorës” nga ana e shqiptarit u vu në lëvizje dhe ka nisur kërkimet.