Ish-zyrtarët kinezë paralajmërojnë se tensionet me SHBA-në rrisin rrezikun e një “konflikti aksidental”


Rreziku i një “konflikti aksidental” midis SHBA-së dhe Kinës është rritur si rezultat i tensioneve të ngritura midis dy palëve, kanë paralajmëruar një numër i zyrtarëve kinezë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ata thanë se ishte e vështirë të imagjinohet një shpërthim i një konflikti në shkallë të plotë, ata paralajmëruan se veprimet aktuale strategjike, teknologjike dhe ideologjike midis të dy palëve do të dëmtonin në mënyrë të pashmangshme marrëdhëniet, edhe nëse ata janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje tregtare.

Paralajmërimet e tyre bënë jehonë të madhe, madje komente në lidhje me tensionet mes këtyre dy shteteve dha edhe ish-sekretari i Shtetit i SHBA-së, Henry Kissinger, i cili tha në një forum në Pekin muajin e kaluar se edhe një “krizë relativisht e vogël” mund të dilte jashtë kontrollit – duke dhënë si shembull fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Li Ruogu, ish-presidenti i Bankës së Eksportit dhe Importit të Kinës, i tha forumit ekonomik Sanya në Hainan të shtunën se një vizitë e fundit në Singapor i kishte treguar atij se ky shqetësim ishte i shpërndarë në të gjithë rajonin.

Ish-sekretari i shtetit i SHBA-së, Henry Kissinger, paralajmëroi se ngjarjet mund të dalin jashtë kontrollit

“Një luftë e nxehtë është e mundur. Siç paralajmëroi Kissinger më parë, konflikti i armatosur midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i mundur nëse një krizë nuk frenohet”, tha Li, i cili ishte gjithashtu një ish-nënkryetar i bankës qendrore.

Fjalët e Li u përcollen edhe nga Zhang Baijia, një ish-drejtor i Qendrës së Kërkimit të Partisë tha se një luftë në shkallë të plotë ishte “e vështirë për t’u imagjinuar”, por keqllogaritja e qëllimeve të njëri-tjetrit mund të çojë në një konflikt të paqëllimtë.

“Mundësia e luftërave të teknologjisë së lartë si sulmet në shkallë të gjerë janë në rritje. Ne duhet të jemi vigjilent për çdo formë të re të konfrontimit”, tha ai.

Li dhe Zhang janë të dy nga familje me ndikim me rrënjë të thella në Partinë Komuniste.

Baby Boo