Një 22-vjeçar me shumë ndjekës në Instagram, i cili mban nofkën ‘Oxygod’ është dënuar me 17 vjet e gjysmë burg.
Wyatt Pasek u dënua për trafikim lëndësh narkotike pasi u zbulua që prodhonte pilulave ‘të falsifikuara’ të prodhuara në një laborator sekret.
Pasek i bënte tabletat në një mënyrë të tillë që të dukeshin si qetësuesi i dhimbjeve, Oxycontin, por ato në fakt ato kishin fentanil, një opioid sintetik që besohet të jetë 80-100 herë më i fortë se morfina.
I riu, i cili ndiqet nga më shumë se 11,000 persona në Instagram, nuk ngurronte që të tregonte në rrjetin social se çfarë jete luksoze bënte.
Në një nga postimet e tij, ai shkruante: “Gjithmonë kini besim në vete, edhe kur çdo gjë tjetër të shtyn të besosh që s’mundesh.”