Rrihen dy policë, i thanë pronarit të lokalit ta ulë muzikën


Dy policë janë rrahur mbrëmë në ora 23 e 30 minuta, kurse shkaku është banal. Ata janë sulmuar fizikisht nga tre persona, për shkak se pronarit të një lokali (D.M.) në rrugën Sateska në Ohër i kanë kërkuar të ulë zërin e muzikës. Policët kanë vepruar në bazë të një denoncimi nga qytetarët që janë ankuar nga muzika e lartë, por intervenimi i tyre ka nevrikosur pronarin i cili bashkë me dy persona tjerë (I.A. dhe K.D.) kanë sulmuar fizikisht polciët, transmeton Gazeta Lajm.

Për shkak të sulmit ndaj personave zyrtarë, I.A. dhe D.M. janë arrestuar dy orë më vonë dhe kundër tyre paralajmërohen padi adekuate.

Baby Boo