Serbët e alarmuar: Shqiptarët e Kosovës po blejnë jugun e Serbisë


“Shqiptarët në heshtje, ashtu si në Kosovë, janë duke blerë jugun e Serbisë!”

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta serbe “Espreso” sipas të cilës në Bujanoc, Preshevë, madje edhe në Nish, shtetas shqiptarë për çmime marramendëse, madje shpesh jorealiste po blejnë gjithçka që nga shtëpitë gërmadha e deri te vilat dhe serbët i shesin dhe shkojnë në Beograd.

“Se ne nuk kemi mësuar asgjë nga kalvari në Kosovë”, vijon shkrimi.

Sipas vlerësimeve zyrtare, gjatë dy viteve të fundit, më shumë se 12,000 shqiptarë nga Kosova janë vendosur në jug të Serbisë.

Shitja masive e shtëpive serbe me trefishin e çmimit të asaj reale filloi në vitin 2010 dhe gjithçka po fiton.

Nëse shkon në një agjenci të pasurive të patundshme në Bujanoc, mund të shikosh se një shtëpi e prishur e një serbi shitet në vlerën e 150,000 eurove, kur çmimi i vërtetë për një shtëpi të tillë nuk i kalon 30,000 euro.

Komuna e Bujanocit muajt e fundit po duket si një kantier i madh ndërtimi. Ndërtesat po mbijnë si kërpudhat, dhe kryesisht askush nuk jeton në apartamente të reja. Apartamentet shiten me çmime shumë të larta, rreth 700 euro për metër katror kurse blerësit janë shqiptarët.

Mediat serbe pretendojnë se kjo është një përpjekje e shqiptarëve për të “pushtuar në heshtje” “Skenarin e Kosovës”.

Tryeza e rrumbullakët e vitit 2017 për dialogun e brendshëm për Kosovën deklaroi se shqiptarët në jug dhe Serbinë qendrore kanë blerë gjithçka serbe për 15 vitet e fundit. Kjo prirje është veçanërisht e përhapur në Bujanovac dhe Medvegje, dhe ka shumë më shumë votues në këto komuna sesa qytetarët, për shkak të mijëra shqiptarëve fiktivë që në të vërtetë jetojnë në diasporë.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët kryesisht blejnë tokë dhe shtëpi në fshatrat serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën domethënë zonën përreth Vranjës, përgjatë kufirit me Bujanocin, por edhe rrethin e Toplices, Prokupljes, Kurshumlise, Bllacës … më lartë se çmimi real.

Baby Boo