SKANDAL: “Sante Plus” shfaq fotografi nga salla e operacionit cezarian, në foto nëna dhe fëmija me fytyra të pambuluara


Spitali Sante Plus ka plasuar një kolazh fotografish ku shkruan “Puna pasdite”, ku përveç kirurgëve, në fotografi shfaqen nëna bashkë me foshnjen. Në fotografi shihet nëna gjatë prerjes cezariane e shtrirë në krevat dhe doktori duke ekzaminuar foshnjën me një stetoskop.

Fytyra e foshnjes në fotote plasuara në Facebook nuk është mbuluar gjithashtu e pa mbuluar është edhe fytyra e nënës, ku e njëjta është e ndaluar duke mos qenë në përputhje me mbrojtjen ligjore të identitetit.

Në një nga fotografitë tjera shihen edhe zyrtarët e ekipit mjekësor në sallën e operacionit.

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe i Shëndetësisë bënin një inspektim të jashtëzakonshëm në spitalin Sante Plus, për fotografitë dhe për kontrollimin e dokumentacionit, të konfirmuar për NOVA TV nga SSHI.

SSI tha se spitali kishte të drejtë që ato fotografi t’i publikonte me lejen e babait i cili e ndoqi lindjen.

“Spitali tha se kishin publikuar fotografitë me lejen e babait, por ata nuk treguan ndonjë leje të tillë. Publikimi i fotografive të tilla nuk është etik, sidomos kur shihet fëmija. Nëse babai do të forografonte brenda në sallë, spitali duhet të jetë i informuar që një aparat fotografik ose telefon do të hyjë në sallën e operacionit, sepse mund të jetë një burim infeksioni dhe mund të rrezikojë shëndetin dhe jetën e të posalindurit bashkë me të nënës”

NOVA iu drejtua menaxhmentit të Sante Plus, Vesna Kamilovska,e cili tha se nuk donte të bënte ndonjë deklaratë.

SSI thotë se tema me fotot është përfunduar dhe nesër do të dërgohet në Dhomën e Mjekëve.


Jozyrtarisht, pedijatrja që mban foshnja në krahë nuk ka pasur leje për të punuar në spital, por ishte punësuar në poliklinikën e departamentit stomatologjik.

Përndryshe, disa vjet më parë një mjek i Qendrës së Emergjencave nga Qendra Klinike u shkarkua nga puna për një foto të ngjashme të postuar në Facebook. Në foto, ekipi i shërbimit pikturonte një pacient në pavetëdije.

Në janar të këtij viti, SHSSH mbylli spitalin Sante Plus për shkak të vdekjes së lehonës Deborah Abazi nga Kërçova dhe Ministria e Shëndetësisë një muaj më vonë u’a tërhoqi lejen e punës. Gjykata e Lartë Administrative e ktheu lejen, pas së cilës ata filluan punën.

Baby Boo