Bombat e El Chekës do vazhdojnë të gjëmojnë!


Medai Shaholli

Qielli i Iliridës do vazhdojë të gjëmojë nga ”bombat” e El Chekës deri në momentin kur jo vetëm klani i qelbësiave nga Zajazi, por edhe klanit të Strumicës e të opozitës lajkatare shqiptare, do të dalin lakuriq nga këto përgjime. Por, askush nuk duhet të ushqej iluzione se ky pushtet dhe kjo drejtësi e kapur prej tye do të arrestojë kapot e krimit në mbarë Iliridën. Fotografia e mëposhtme është një ilustrim sesi duhet të veproj shteti i së drejtës gjë që në fakt në këtë ”dërzhavë” të Ali Ahmetit nuk ekziston. Rasti i Almirit është dëshmia më bindëse e sesi ndanë drejtësi ky shtet i kapur nga banda e kusarëve, ku lufta për pushtet ka ndarë kusarët dhe hajdutët në pozitë dhe opozitë, që në fakt janë dy faqe të së njëjtës monedhë. Këta së bashku, pozitë dhe opozitë janë si dy banda të një qyteti kosmopolitan që luftojnë për teritor dhe kontroll të lagjeve për trafikimin e lëndëve narkotike. Heshtja dhe strukja e opozitës shqiptare, tregon qartë për prapaskenat e pazareve të ndyra mes tyre, ashtu siç bëjnë bandat kriminale në qytetet e mëdha latino-amerikane në luftën tyre për influenca brenda lagjeve. Rasti i miratimit të ndryshimeve kushetuese në janar të këtij viti tregoi fytyrën e vërtetë të pozitës mashtruese dhe opozitës hileqare, ku ata u bashkuan dhe pranuan në ato ndryshime që shqiptarët të mbeten edhe më tej si bashkësi etnike e 20% dhe jo si komb shtetformues i brabartë me sllavët e Zajkos. Në shetin e së drejtës shpërndarja e ”bombave” të El Chekës do të prangoste si të pandehur qelbësirat e klanit të Zajazit dhe do t’i vinte para përgjegjësisë. Ndaj, shqiptarët kanë shumë arsye të protestojnë nesër Tetovë jo vetëm për largimin e srofullëssë tye të gjarprinjve nga Reçica, por nga mbarë Ilirida si të padëshiruar. Kemi një mijë arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij koalicioni qelbësirash që ua nxinë shpirtin shqiptarëve në këto 17 vjet të grabitjes dhe persekutimit të shqiptarëve të Iliridës. Emigrimi i përditshëm dhe ikja e rinisë drejt perëndimit janë pasqyra e vërtetë e papërgjegjshmërisë së këtij koalicioni ndj shqiptarëve. Ndaj, poshtë DUI dhe klani i qelbësirave! Jashtë nga Tetova dhe mbarë Ilirida klani i qelbësirave!

Baby Boo