Gruevski ngel në Hungari! Gjykata e Hungarisë e refuzoi kërkesën për ta ekstraduar Gruevskin


Gjykata e Hungarisë e ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ta ekstraduar ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili është arratisur në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

“Kushtet për ekstradim nuk janë të vlefshme”, tha gjykatësja.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradim për mbajtjen e burgut prej dy vjetëve për furnizimin e mercedesit në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017-të.

Gruevski sot ka ardhur në gjykatore me pranga, kapelë të zezë dhe syze dielli.

Baby Boo