Strugë, qentë endacak mbysin 50 dele


Rreth 50 dhen mbrëmë janë mbytur dhe masakruar nga disa qenë endacak në një fermë në pronësi të familjes Uzeiri nga fshati Teferiç të Strugës.

Ky është rasti i dytë për vetëm dy ditë ndërsa brenda tre muajve, është rasti i tretë në këtë familje. Për momentin, dëmi vlerësohet në mbi 12 mijë euro. Nga gjithsej 140 dhen, tani u kanë mbetur vetëm 40. Më tej shtojnë se nuk kanë kurrfarë ndihme nga asnjë institucion.

Nga komuna e Strugës për Alsat njoftojnë se pronarët e dhenve deri më tani nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë apo ankesë pranë vetëqeverisjes lokale. Nga Inspektorati i veterinarisë gjatë kontrollit të parë në mars, ishte vërtetuar se lëndimet e shkaktuara janë bërë nga qentë endacak. Atëherë, pronarët kishin dorëzuar padi pranë Komunës së Strugës dhe tani gjykohen me ndërmarrjen publike komunale, duke kërkuar kompensim për dëmin e pësuar.