Shqiptarët i vënë flakën qelisë së burgut në Itali në shenjë hakmarrjeje


Shtatë të burgosur shqiptar në Itali i kanë vënë zjarrin burgut të Marassit në Xhenova.

Shkak është bërë një telefon i gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të forcave speciale të burgut në qelinë e shqiptarëve.

Efektivët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë për të mundësuar izolimin e flakëve që vinin nga qelia e shqiptarëve në katin e tretë.

Në flakë u përfshi gjithë qelia dhe zjarri depërtoi edhe në korridor, por për fat ndërhyrja ishte në kohë dhe nuk pati të lënduar.

Baby Boo