Vazhdon sulmi i qenve endacak ndaj fëmijëve. rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës.
Sipas raportit të MPB-së, 39 vjeçari G.Xh. nga fshati Përshefcë e Tetovës, dje (29-janar) ka denoncuar se në mëngjes rrethë orës 07 e 20 minuta, vajza e tij 13 vjeçare, duke shkuar për në shkollë, ka qenë e sulmuar nga një qenë i pastrehë i cili e ka kafshuar në dorën e majtë.
Nxënëses 13 vjeçare pas sulmit i është dhënë ndihmë mjekësore.
Përshefcë në facebook është postuar një video ku mund të shihen dhjetëra qenë duke lëvizur lirshëm në rrugën kryesore të fshatit në orët e mëngjesit /tetova1/