Gostivar: Ndiqen penalisht katër persona, ndërtuan një objekt pa leje


Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër I.S.(51) nga fshati Rrahmanli, Kumanovë, për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, kundër V.R.(35) dhe S.E.(40), dytë nga Gostivari për kryerjen e veprave penale “ punë e pandërgjegjshme në shërbim” dhe “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe kundër F.S.(49) nga Gostivari për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”.

Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 në Gostivar, i padituri i parë si investitor, ka ndërtuar një ndërtesë kolektive e cila në kundërshtim me lejen për ndërtim ka ndërtuar një kat dhe nënkulm shtesë.

I padituri i dytë dhe i tretë si inspektor të ndërtimtarisë në komunën e Gostivarit, nuk e kanë bërë vëzhgimin e ndërtesës, me çka i kanë mundësuar të paditurit të parë që t`i ikë pagesës së tatimeve për ndërtimin e objektit të caktuar, në dëm të buxhetit të komunës së Gostivarit.

I padituri i katërt, kryerës i objektit të caktuar, ka kryer aktivitete ndërtimore te e njëjta, pa projekt bazë dhe marrëveshje me shkrim me investitorin e objektit.

Baby Boo