Komersant: Maqedonisë iu hap rruga jo vetëm për NATO dhe BE, por edhe për autoqefalinë e kishës


Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Shkup, me të cilat ka ndryshuar emri i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, këtij shteti i hapen dyert në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, shkruan gazeta e Moskës “Komersant”.

Duke i shpjeguar ndryshimet kushtetuese të sjella në Kuvendin e Maqedonisë dhe paraqitjen e vështirësive në Qeverinë dhe Parlamentin grek, “Komersant”, duke iu referuar burimeve të paemëruara diplomatike evropiane në Ballkan, shkruan se NATO që në shkurt planifikon ta nënshkruajë protokollin me Shkupin për hyrje dhe se pas ratifikimit të të gjitha anëtareve të Aleancës, Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të.

“Nuk është çudi që miratimi i ndryshimeve kushtetuese u përshëndet në NATO, BE dhe SHBA, duke e quajtur këtë ngjarje “historike”. Ministria ruse e Punëve të Jashtme paraprakisht këtë proces e quajti “manipulim të fëlliqur”, duke vlerësuar se votat e domosdoshme në Kuvendin e Maqedonisë janë siguruar me shantazhe, kanosje dhe ryshfet të deputetëve të opozitës”, shkruan gazeta.

“Komersant” vlerëson se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mund të ketë edhe një pasojë, të rëndësishme jo vetëm për këtë shtet ballkanik, duke shtuar se, sipas mendimit të ekspertëve rajonalë, kjo mund të ndikojë edhe ndaj ndarjes së autoqefalisë për Kishën Ortodokse të Maqedonisë.

Gazeta, gjithashtu, thekson se shumë prej ekspertëve ballkanikë janë të bindur se Perëndimi do ta mbështesë marrëveshjen me Maqedoninë në Parlamentin grek

Baby Boo