Zjarr në një kazino në qendër të Shkupit (Video)


Një kazino në qendër të Shkupit sot është përfshirë nga flakët. Arsye për shpërthimin e zjarrit thuhet të jetë instalimi elektrik, i cili ka qenë i vendosur tek aparatet e lojërave të fatit.

Zjarri ka përfshirë dy monitorë të aparateve, të cilët kanë qenë brenda kazinosë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës.

Dëmi që ka shkaktuar zjarri është konsideruar si i vogël.

Baby Boo