Voziste me shpejtësi marramendëse, ndalohet shtetasi i Maqedonisë në Kroaci


Në natën e Vitit të Ri, policia e Kroacisë e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi pothuajse të pabesueshme.

Siç transmeton Portalb.mk, shtetasi nga Maqedonia e ka vozitur automjetin me targa të Gjermanisë me shpejtësi prej 254 kilometra në orë

Pasi e ka vërejtur patrulla policore e ka ndaluar, e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë.

Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B.

Policia kroate kumtoi se vozitësi është 31-vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtua.

Baby Boo