Aksident fatal në Bërvenicë të Tetovës, humb jetën një person


Një aksident fatal ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Komandanti i zjarrfiksave thekson se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 20, mes dy makinave ndërsa fatale ka qenë për shoferin tek makina e tipit BMW i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq personi që ka humbur jetën nga aksidenti fatal është nga Sellarc e Poshtme.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin./TS

Baby Boo