Produktet me mbishkrimin “Kosova Metohi” largohen nga marketet e Prishtinës


Qeveria e Kosovës ditë me parë ka marrë vendim për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Edhe në Prishtinë është vazhduar aksioni për largimin e mallrave serbe me mbishkrime antikushtetuese.

Inspektorët e Rendit Komunal, për të tretën ditë me radhë, kanë vazhduar aksionin për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë.

Gjithashtu, janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës.

Aksioni do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të Kryeqytetit.

Baby Boo