MPB: Nuk ka asnjë arsye që Gruevskit t’i pranohet kërkesa për azil


“Nuk ka asnjë arsye që Nikolla Gruevskit t’i pranohet kërkesa për azil në Republikën e Hungarisë”, thonë nga Ministrie e Punëve të Brendshme, pasi edhe zyrtarisht kanë njoftuar autoritetet hungareze për fletarrestin ndërkombëtar.

“Kushtet që Nikolla Gruevski të ekstradohet janë përmbushur dhe nuk ekziston asnjë arsye që ai të merr azil në Hungari. Kemi njoftuar MPB-në e Hungarisë se për Gruevskin është lëshuar fletarrest dhe se kërkohet për ta vuajtur dënimin me dy vite burg për veprën “pranim të dhuratës për ndikim të jashtëligjshëm”. Dy ministritë deri tani kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe presim ky bashkëpunim të vazhdojë”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata nuk janë përgjigjur nëse kanë kërkuar të dhëna se si ish-kryeministri e ka kaluar rrugën e mbyllur për emigrantë.

Përndryshe, dy ministritë vitin e kaluar u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos në pjesën për emigrantët.

Baby Boo