Gruevski shijon lirinë edhe këtë fundjavë


“Të hënën ‘Titanik’ do të lundroj drejt Shutkës” Nikolla Gruevski do të shijoj lirinë edhe këtë fundjavë. Mbrëmë deri në orët e vonshme, dhjetëra ekipe të mediave kanë qëndruar para burgut të Shutkës, por ish-kryeministri nuk u paraqit, derisa mbrëmë në adresën e tij, korrieri i Gjykatës ka tentuar tre herë t’ia dorëzoj vendimin për vuajtjen e dënimit me 2 vjet burg. Para vendbanimit të tij, mbrëmë kanë qëndruar edhe përkrahësit e Gruevskit. Por, bashkëshortja e tij, njësoj si korrierit, iu është përgjigjur se nuk është në shtëpi. Ndonëse, deputeti Gruevski kërkoi shtyrje të vuajtjes së dënimit për shkak të angazhimeve në Komisionin për çështje kushtetuese, ai sot nuk u paraqit në Kuvend, ku vazhduan debatet për draft-amendamentin e tretë për ndryshimet kushtetuese. Nga zyra e avokatëve të Gruevskit për TV21 thonë se nuk kanë të drejtë ankese për vendimin e Këshillit penal, në Gjykatën supreme. “Kemi mundësi që të parashtrojmë nismë deri te Prokurori publik i R.M. që ai si kompetent të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Sipas të gjitha gjasave nismën tonë do ta parashtrojmë menjëherë pas marrjes së vendimit. Nismat nuk vlerësohen si mjet juridik efikas për shkak se shumë rrallë pranohen nga Prokuroria Publike. Kemi Mendim nga Komisioni për diskriminim, me të cilin këshillohet gjykatësja Kacarska të heq mangësitë nga Mendimi dhe të lajmërojë se çfarë ka ndërmarrë në afat prej 30 ditëve”, tha Dimitar Dangov, Avokat. Sipas zyrës së avokatëve të Gruevskit, nisma do të dërgohet edhe te Këshilli gjyqësorë republikan. Nga atje thonë se Kacarsaka ka autorizim dhe mundet që ta shtyj zbatimin e dënimit me burg duke u thirrur në arsyet e theksuara në Mendimin e dhwnw nga Komisioni pwr diskriminim. Gruevski deklarimin e fundit e pati dy javë më parë, duke thënë se do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Penale. Prej atëherë ai iu është shmangur mediave. “Kur luftohet për të drejtat dhe interesat e një kombi të vogël, e cila është në sy të shumë të tjerëve, duhet ta dini se do të ballafaqoheni me shumë rreziqe, me shumë padrejtësi dhe me faktin se edhe juve do t’ju shohin si ther në sy. Atë e kam ditur, e di dhe eci përpara. Unë do të shfrytëzoj të gjitha normat juridike që janë në dispozicion dhe që do të mi këshillojnë avokatët”, tha Gruevski. Gjatë fundjavës, nëse korrieri nuk arrin t’ia dorëzoj vendimin personalisht Gruevskit, ai mbetet i paprekshëm deri të hënën ku pritet që të marr pjesë në seancën e radhës së rastit tjetër “Titanik”. Nga MPB thonë se nuk do të reagojnë përderisa Gjykata Penale nuk iu kërkon të ngritët flet-arrest./21Media

Baby Boo