Një veturë e markës Pezho me regjistrim të Ohrit, është rrokullisur në afërsi të Pllasnicës mëngjesin e sotshëm.Siç mund të shihet nga fotografitë, pas rrokullisjes, vetura ka përfunduar në ara, e dëmtuar plotësisht.
Për momentin nuk bëhet e ditur në çfarë gjendje janë pasagjerët, si dhe shkaku i devijimit. Më tepër informacione priten gjatë ditës.