Të maskuar grabisin para në një bankë, një person i lënduar


Tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur një sasi të parave në filialin e një banke sot në orën 09:00 në lagjen Veternik të Prishtinës. Policia e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast është sulmuar një zyrtar i bankës dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Baby Boo