Avokati i Popullit do ta vizitojë Sylejman Selimin


Pas kërkesës së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, që institucioni i Avokatit të Popullit ta vizitojë në burg ish-komandantin e UÇK-së, Syleman Selimi, pritet që Avokati i Popullit ta vizitojë gjeneralin dhe do të bëhet një vlerësim i procesit gjyqësor.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se javën e ardhshme do ta vizitojë Selimin, pasi këtë vizitë e kishin të planifikuar më parë. Ai ka deklaruar se një vizitë të tillë e kishin realizuar edhe në mars të këtij viti.  ku është vizituar Selimi, shkruan KP.

“Po nuk mundem ne të kemi pritje përderisa si shohim shqetësimet që mund të ngritën prej vet z. Sylejman Selimit dhe të tjerëve”, ka thënë Jashari.

“Po ndërkohë janë përcjellë edhe tek ne këto shkresa para sa kohësh dhe ndërkohë kemi me marrë edhe vendimin e gjykatës pas disa ditësh, mirëpo nuk ka një kërkesë formale as prej avokatit për të iniciuar procedurë të hapur, mirëpo as prej palës”.

“Ndërkohë mbasi të shkojmë në vizitë neve na duhet autorizimi nëse kërkohet një vlerësim apo hetim prej anës sonë  për të parë administrimin e drejtësisë, sepse Avokati i Popullit ka mandat për me vlerësuar nëse është bërë ndonjë shkelje eventuale”.

Gjatë kësaj jave, Sylejman në letrën e shkruar nga burgu, është shprehur i zhgënjyer ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror dhe institucioneve të drejtësisë.

Baby Boo