Një çantë e dyshimtë është konstatuar poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh në zonë e “Unazës së Re”. Banorët e zonës, rreth orës 15:02 panë çantën e dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë, pasi dyshonimn për ndonjë atentat të mundshëm.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, të cilat formuan perimetrin e sigurisë dhe njoftuan njësinë anti-eksplozivë.
Por pas kqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se çanta nuk mbante lëndë plasëse. Në të kishte vetëm rroba të vjetra. Prania e çantës shkaktoi panik tek banorët e zonës.