Gjak kudo, njerëzit kanë frikë të prekin viktimat! Pamjet e aksidentit në Rrugën e Kombit (VIDEO)


Të tjera pamje tronditëse dalin në lidhje me aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit, ku mbetën të vdekur dy persona, ndërsa 3 gra u plagosën.
Pamjet e mbërritura ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ.al janë tepër të rënda dhe tregojnë momentet e para pas aksidentit, ku një person ndodhet i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak.

Një tjetër zotëri në mesomoshë, i cili është edhe drejtuesi i automjetit tip Volksëagen ndodhet i bllokuar në makinë, me airbag-un e hapur, por pa shenja jete dhe askush nuk merr guximin ta nxjerrë nga automjeti.

Ndërkohë, në tokë vihen re dy zonja, të cilat gjithashtu kanë humbur ndjenjat, ndërsa në barelë është hipur një e tretë, e cila po futet brenda autoambulancës.

Udhëtarë të shumtë të cilët kanë hapur krahun në anë të rrugës për t’i dhënë ndihmë me sa munden të plagosurve, shikohen gjithandej.

Ata janë të hutuar nga kjo tragjedi që po shikojnë me sytë e tyre.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë…

Imazhet dramatike nga aksidenti në Rrëshen, viktima, të gjakosur në rrugë e gra pa ndjenja – Video 1 on Vidnews.

Baby Boo