Ambasada gjermane në Maqedoni: Pa viza qytetarët nuk mund të punojnë në Gjermani


Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar në lidhje me informacionet se prej 1 janarit 2019 do të ketë ligj të ri për punë pa viza për qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ambasada gjermane këto informacione i vlerëson si të pasakta.

Prej atje thonë se qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do të duhet të kenë viza siç ka qenë deri tani, për të punuar në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kërkesa për viza mund të bëhet vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe vetëm atje jepet vizë. Ne nuk bashkëpunojmë me agjenci tjera dhe prej tyre nuk mund të merret termin më herët ose të përshpejtohet procedura”, thonë nga ambasada.

Ata shtojnë se taksa për vizë prej 75 eurove paguhet kesh drejtpërdrejtë në sportelin ku bëhet kërkesa për vizë.

“Taksa tjera nuk ka në Departamentin për viza, ndërsa udhëzimet si dhe caktimi i terminëve bëhen pa pagesa”, thonë nga ambasada gjermane.

Baby Boo