Nga Velesi në Bruksel me biçikletë, kundër kancerit dhe pro referendumit (Video)


Pesëdhjetë e shtatëvjeçari, Vane Mihajllovski më 5 shtator u nis nga Velesi drejt Brukselit, ku dje arriti për t’i bartur dy mesazhet që i flenë në zemër: mos u frikësoni nga kanceri, ai mund të fitohet dhe votoni “për” më 30 shtator për shëndetësi më të mirë dhe jetë më cilësore.

Vanen e takuam në Brukselin me shi, një ditë pas ardhjes së tij në kryeqendrën evropiane, në biçikletën e tij, të mbështjellë me flamurin evropian dhe të Maqedonisë. Energjik, i disponuar dhe i qeshur, askush nuk do të mendonte se ky njeri vetëm para disa muajsh ka qenë midis jetës dhe vdekjes.

Para shtatë muajve, Vane Mihajllovski përjetoi goditje në tru i cili siç thotë, në njëfarë mënyre e “ka shpëtuar” pasi, gjakderdhjet të cilat i ka marrë pas goditjes i kanë alarmuar mjekët se diçka nuk është në rregull. Një muaj pas sulmit Vanes i është diagnostikuar kancer në zorrën e trashë në fazë progresive, rrëfen ai për MIA-n, i ulur në një kafene afër Komisionit Evropian në Bruksel, me çaj prej mentes së freskët në dorë.
Për shkak të sulmit në tru mjekët e kanë këshilluar të mos pranojë kimioterapi, prandaj ai kishte vendosur që pas operacionit t’u japë mundësi terapive natyrale, si ciklamin të egër me mjaltë dhe vaj kanabisi. Por, jo prej asaj që e shesin në farmacitë, na thotë Vane.

Përveç terapive natyrale, ai i është përkushtuar aktivitetit fizik, edhe pse doktorët e kanë paralajmëruar të ketë kujdes dhe të pushojë dhe veçanërisht të mos ngjitet lart në lartësi mbidetare pas sulmit në tru.

Sot Vane akoma ballafaqohet me rrezikun prej kancerit në gjëndrat limfatike, por nuk heq dorë nga aktiviteti fizik, veçanërisht çiklizmi. Gjithsesi ai bën kujdes që të mos mbajë pesha të rënda, mban rrip rreth stomakut dhe nuk harron të pushojë, gjë që nuk e ka penguar ta ngasë biçikletën dhjetëra kilometra nëpër kodër. Kështu edhe ka vendosur që për 18 ditë me biçikletë të shkojë nga Velesi në Bruksel dhe t’u dërgojë mesazh njerëzve që të mos kenë frikë nga kanceri.

“Kur dëgjojnë për kancerin, njerëzit menjëherë mendojnë për vdekjen, rrëfen Vane. Nuk është ashtu, nuk duhet të demoralizohen, me aktivitet fizik hidhet aciditeti i cili e ushqen kancerin dhe duhet të jesh në natyrë, pasi që ajri i vret qelizat malinje”, thotë ai.

Ky është mesazhi të cilin ua dërgon të gjithë të prekurve nga kanceri por edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët duhet të votojnë referendumin e 30 shtatorit, thotë Vane, pa dallim nëse janë pro apo kundër.

“Unë do të votoj “pro” në referendum”, thotë me krenari dhe i hedh poshtë thirrjet për bojkotim.

“Tumorit 7,70 cm i duhen tetë vite të rritet, ndërsa mjekja që më trajtonte, më trajtonte pesë vite, si është e mundur të mos e shohë? Kisha vështirësi, gazra, fryrje të stomakut, ndërsa ajo gjatë gjithë kohës më thoshte se është në bazë nervore, është në bazë nervore dhe në vend të ilaçeve për stomak më jepte ilaçe për kokë!

Baby Boo