Të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta dhe të sëmurët, që duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar ditën e referendumit në kushte shtëpiake, kanë afat deri sonte në mesnatë, njofton Medial.mk.
Të njëjtit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar mjekësor i nevojshëm, nga mjeku specialist, si dhe nga Qendra për Punë Sociale, që u dedikohet personave të cilët kanë përkujdesje nga personi i tretë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se me bashkëpunim të hapur do të vazhdojë edhe brenda kësaj periudhe të mbetur 9-ditore deri në shpalljen e heshtjes më datë 28 shtator, e enjte në mesnatë. KShZ kërkon nga palët e përfshira në proces dhe nga subjektet tjera që kanë vërejtje, të njëjtat t’i paraqesin në kohë.