Ura e thyer në mes nga përmbytja… kështu u thotë Rama sot ‘mirmëngjes’ shqiptarëve


Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë me pamje nga rindërtimi i urës së Drojës në Mamurras, e cila u shemb nga përmbytjet.

Rama thotë se, kjo është një vepër që po përfundon dhe se do të kthejë normalitetin në zonë.

Kryeministri nuk ka kursyer edhe ‘thumbat’ për paraardhësit, teksa thotë se do vijojnë shembja e traditës së vjetër të harresës.

Statusi i plotë i Ramës:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojes, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë ?”

Baby Boo