I mituri nga Gostivari sulmohet rëndë nga disa të mitur të tjerë, pëson lëndime të rënda trupore


Më datë 28.04.2024 në ora 12.10 në DPB-Gostivar, personi K.P (41) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 01.40 në një objekt hotelierik në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur, gjatë sulmit ai ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën mjekësore në Gostivar. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.