Emigrantët e bllokuar në Itali, Bushati: Do marrim 20 prej tyre, dje na shpëtuan, sot…


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

Bushati në reagimin e tij shkruan se Shqipëria nuk mund të zëvendësojë Europën, por është gjithmonë në ndihmë të saj.

“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë”.

Baby Boo