3 të mitur në Shkup me dhunë kanë tentuar t’ia marrin paratë 19-vjeçarit


Më 28.02.2024 në ora 14:00 në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup ua kanë hequr lirinë tre të miturve nga Shkupi. Ata dyshohet se rreth orës 13:10 në parkun e qytetit në Shkup, së bashku me dy persona të tjerë, kanë sulmuar fizikisht F.P.A.(19) nga Shkupi dhe kanë tentuar t’ia marrin portofolin.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.