Sela: Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së, të shtunën mbahet Kuvendi Qendror


Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, në konferencë për media, tha se ASH frymon gjithandej ku janë shqiptarët dhe se e ka dëshmuar.

“Se kisha menduar se në cilësinë e themeluesit të kësaj partie me shumë mund dhe sakrificë, timin dhe tuaj, do të vijmë në këtë gjendje. Sot, konstatoj se besimi jonë po keqpërdoret”, tha Sela.

Ai tha se dëshiron se po bëhet një lojë shumë e ndry nga kryetar i partisë në emër të gjithë anëtarëve të ASH-së.

“E gjithë kjo me një qëllim të vetëm, që t’i ndajë një bindje edhe të krijojë përçarje. Aktivisti i ASH-së është me ASH-në. Kjo është ASH-ja. Aleanca për Shqiptarët janë aktivitet e saj, janë kryesia e ngushtë të cilët i keni të gjithë sonte prezent. Është kryetari e forumit të gruas, janë deputetët” u shpreh Sela.

Sela tha se të shtunën thirret Kuvendi i partisë në të cilën do të merret në pyetje kryetari i cili sipas tij, ka dy muaj që nuk ka thirr në mbledhje organet e ngushta të partisë.

Sela tha se organi që ka të drejtë të merr në vendim është Kryesia Qendrore dhe më pas i njëjti shkon në Kuvendin Qendror.

“Me pabesinë më të madhe dhe për zhgënjim më të madh timin na u paraqit me status në fb. Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së. Të shtunën të thirret, dhe e thërras publikisht, pikë e rendit të ditës do të jetë përgjegjësisë për kryetarin e partisë”, u shpreh Sela.

Sela tha se ASH është e bashkuar dhe do të dijë të vendos për fatin e saj.