Prokurorët e lartë Artan Ajro dhe Jovan Cvetanovski i propozuan Gjykatës së Apelit heqjen e arrestit shtëpiak për kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri dhe Almir Ramdedovi, të cilët hynë në M-NAV dhe dyshohen se kanë rrezikuar sigurinë e trafiku ajror publikoi portali Sakam da Kazam.
Dje apeli ka marrë vendim me të cilin është hequr arresti shtëpiak dhe u janë lënë masat e sigurimit, të cilat fillimisht janë përcaktuar nga gjyqtarët në procedurë paraprake.
Sipas gjykatës së shkallës së dytë, prokuroria nuk ka vërtetuar se ekzistojnë shkaqe sipas të cilave caktohet paraburgimi, si rreziku i arratisjes, ndikimi te dëshmitarët, përsëritja e veprës penale…
Gjykata pranoi ankesën e të pandehurve dhe propozimin e Prokurorisë së Lartë për heqjen e masës së paraburgimit.
Prokurori Cvetanovski kërkoi që lënda të kthehet në fillim dhe të aplikohen ndryshimet në Kodin Penal për rastin “Talir 2”, ndërsa ishte prokuror i lartë në rastin “Trevnik”, rast për të cilin aktakuza u tërhoq.
Ajro ka qenë prokuror në ish- Prokurorinë Speciale Publike, ka qenë një nga prokurorët që ka trajtuar rastin “Transmet”. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë hapur rast për konfiskimin e pasuksesshëm të biznesmenit Sead Koçan.