Pasdite në pjesët malore veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 12 deri në 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 37 gradë. UV indeksi do të sillet deri 8.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 16, ndërsa ajo gjatë ditës do të ngritët deri në 34 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa të shtunën kushte për mot jostabil do të ketë në më shumë vende.
Mot i ndryshueshëm pritet nga e diela deri në fund të ditës dhe të hënën ku në pjesë më të madhe të vendit do të ketë të reshura të rrëmbyeshme me bubullima dhe erë të përforcuar.