VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/s5SS1KUHgHtqUD2d/?mibextid=7u888Z
Ky është prindi i shqetësuar i një nga nënësit në shkollën fillore “Naim Frashëri” ku në bazë të KNF-së – Vlerësimi i funksionalitetit të fëmijës, nënëses me aftësi ndryshe nuk i është dhënë asisten edukativ njëjtë si 2 nxënëve tjerë për të cilët duhet prindërit të jenë prezent në klasë, prindërit, defektologja, psikologja dhe mësuesja njëzëri thonë se këto nxënës pa asistent edukativ e interferojnë procesin e mësimit dhe gjithashtu humbin mundësinë e zhvillimit.
“Unë i bëj apel MKF-së (KNF-së shqip), se vajzës time ja ka humbur të drejtat e një viti shkollorë! Vajza ime do t’k kishte bërë të gjitha, vajza ime ende nuk shkruan!
Mua nuk më dëgjon, arsimtarja me cilin të mbaje mësim! Me vajzën time apo me fëmijët tjerë!
Unë i lutem, vajzës time asistene i duhet!
Se në qoftë se nuk i sjellin asistene vajzës time, nuk ja plotësojnë kushtet, unë do të shkoj deri në pikën e fundit!” Thotë e ëma e vajzës me aftësi ndryshe B.Bajrami!
Teksa mësuesja e nxënëses pohon të njëjtën se nxenëses l së saj i duhet asistent edukativ , mësuesja Fatbardha Berberi thotë: “ Më thoni a është e ndershme kjo gjë, a duhet të bëjmë ndasi?! Është me të vërtetë për të uluritur!
Ndoshta mund të jem e vetmja që po thyen tabh që po dal para kamerave! Nuk e di! Më vjen keq që të tjerët nuk prononcohen, është e dhimbshme!
Kërkoj ndihmë nuk më ofrohet! Kam edhe kolegen time që ka një nxënës i cili fut stilolapsa në sytë e nxënësve tjerë!”
Nga KNF-ja as nuk i kthejnë e-mailet, as nuk përgjigjen në telefon dhe as zyra e tyre në Gostivar nuk është funksionale!
Ne nuk do të rreshtim së kërkuari trajtimin me dinjitet dhe drejtesine per te gjithe nxenesit njelloj!