Arrestohet punëtori teknik i një shkolle fillore në Kosovël për ngacmim seksual të një nxënëseje


Është arrestuar një punëtor teknik në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët në Vrellë të Istogut, pas dyshimeve se ai e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të kësaj shkolle.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se për këtë rast janë njoftuar nga drejtoria e kësaj shkolle.

I dyshuari, sipas Gashit, është duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e Shkollës së Mesme të Ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast ngacmim seksual, ku dyshohet se është shqetësuar seksualisht një nxënëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Momentalisht i dyshuari është duke u intervistuar”, tha Gashi.