Musliu-Shoshi thumbon Kurtin: Shko puthja dorën Thaçit, e Mustafës shtroja një darkë për kërkim falje


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në dialog.

Sipas saj kryeminstri është narcist.

Qëllimin e vetëm e kishte krijimin e një monstrumi të frikshëm e të rrejshëm. Tani ky monstrum që e krijove për të ardhur në pushtet, të ka ngulfatur në çdo vendim që e merr. Një prej monstrumeve është edhe asociacioni apo Zajednica. E kemi pasë të qartë ku do të vish, deri në këtë pikë ku ke ardhur tani. Zajednicës ia ke shtuar edhe disa kompetenca. Rrugëdalja e tanishme e vetme që e ke është të japësh dorëheqje, por në mendjen e një narcisti siç jeni ju, kjo nuk ekziston”, tha ajo.

Deputetja i kërkoi Kurtit që të të shkon të ja puth dorën ish-presidentit Thaçi.

“Unë për juve i kam tri propozime: të blesh një buqetë me lule, të blesh një biletë dhe të shtrosh një darkë. Ke tri destinacione të ndryshme, bëjë këtë veprime si obligime morale. Me biletë shko në Hagë, shko tek George Washingtoni i Kosovës dhe ia puth dorën atij edhe shokëve të tij, falë tyre e ki mundësinë me shku vetëm më një këmishë në Ohër e me u kthy në Kosovë. Buqetat me lule shko dhe dërgoi tek varret e atyre të rinjve që kanë vdekur duke i besuar kauzës tënde të rrejshme për Zajednicë”.

Teksa edhe i tha që ish-kryeministrit Isa Mustafa të ia shtrojë një darkë për kërkim falje.

Ata nuk kanë nevojë për falënderim e as kërkim falje nga ti, ti e ke obligim moral sepse ke ardhur pushtet duke i denigruar të gjithë ata. Darkën e shtron për profën, i vetmi person që të kam dëgjuar duke i thënë prof është Isa Mustafa, ai në fund e meriton një kërkim falje nga ti. Kërkoju falje atyre që të kanë votuar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Baby Boo