Kimete Berisha: “Këshillat klasike që na kanë marrë në qafë”


Kimete Berisha:

Nga dhoma e vajzave (100 +)

Të thonë: Ti je grua e fortë. Bravo të qoftë.
Duron shumë.
Askujt nuk ia kthen fjalën.
Gatuan. Lan. Hekuros. Mban rregull në shtëpi.

E fsheh dhimbjen. E fsheh pikëllimin.
Nuk ankohesh. Nuk gjëmon.

U ofron ndihmë atyre që të kanë lënduar. I ushqen ata që të pështyjnë në fytyrë – por që bukën ta hanë.

Kur të gjuajnë me gurë – ti ua ngopë urrejtjen me bukë.

E mban veten. Bravo.
Nuk shan. Nuk ofendon. Asnjëherë. Flet me zë të ulët.
Je e kujdesshme. Falë.

– Por, në fund ‘Çmimin e Madh’ e fiton ai që shan, ai që gënjen, ai që i ndryshon fjalët, ai që mashtron,
fiton ai që qan pa lot, ai që i urren femrat ama e do nanën e vet.
Veç te shqiptarët bëhet lajm që njeriu e do nanën e vet – lajm do të ishte sikur njeriu mos ta donte nanën e vet.

– Modeli që duhet ta ndjekin shqiptarët e ta paguajnë shtrenjtë është:
një këngëtar që s’di me këndu;
një dashnor që kurrë s’ka dashuru;
një shok i askujt;
një njeri që flet për drogën si për çajin e rusit;
një njeri që në jetën e tij nuk e ka bërë një punë të vetme.

Një mashkull që paradite e quan gruan ‘e pamoralshme’, e në mbrëmje të njëjtën grua e quan motër.

Një mashkull që bën tregti me dashuri, me dhimbje, me sëmundje, me vdekje, me moral, me trëndafila të falur, me shoqëri, me flamur, me atdhe, me trimërinë e Dukagjinit, me vuajtjen e Drenicës, me luftë, me liri.
Një mashkull me mendësi primitive.

Hile gjithandej.
Padrejtësi anë e katër anë.
Shqiptarët!

P.S. Këshilla klasike që na ka marrë në qafë:
Ungje krytë. Duro. Duroji padrejtësitë. T’ana kena duru.
Kryesore ti ji e sinqertë e mos i bën padrejtësi askujt…!

Baby Boo