E imja është t’u them njerëzve në Serbi se Kosova nga këndi i Perëndimit është çëshjte e përfunduar, ka thënë kryetari i Serbisë
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar sot se Kosova për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe gati tërë Perëndimin është territor i tërësishëm dhe i pandarë, i cili nuk ka lidhje me Serbinë.
E imja është t’u them njerëzve në Serbi se Kosova nga këndi i Perëndimit është çëshjte e përfunduar, ka thënë Vucic, transmeton gazetametro.net.
Të përkujtojmë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk ka ndryshim kufijsh në Bllkan pas takimit me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdic dhe ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe mbështetjen e Gjermanisë.
Duke folur për raportet e brendshme politike të Serbisë, Vucic ka thënë se nga opozita është bërë ftesë e drejtëpërdrejtë për puç ushtarak, që ta arrestojnë.
Ai ka theksuar se jeton për të bërë diçka të mirë përpopullin e tij, që të mbahet mend për 50 apo 100 vjet, njofton “Danas”./gazetametro.net