Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se babai pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë eurove.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, që dënohet në bazë të nenit 366 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në shtëpinë e tij në Pallaticë është kryer një vjedhje e rëndë në të cilën ka marrë pjesë djali i tij A.Xh.(19) me tre shokë të tjerë, pas së cilës dyshohet se kanë dalë nga shtëpia dhe janë larguar. në një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës.
I dyshuari ka pranuar se të gjithë rrëfimin lidhur me vjedhjen e kishte sajuar.