Kurti: “Kushtetuta e Kaçanikut dokument me vlera historike”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u miratua në Kaçanik 32 vjet më parë, pos që është një dokument me vlera historike, mund të shërbejë edhe për përmbajtjen e saj profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar sekoha të mendohet për ribotimin e kësaj Kushtetute si dokument historik.

“Republika e parë e Kosovës, qe një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës, deri në shpalljen e të dytës Republikë të Kosovës më 17 shkurt 2008, që sot e gëzojmë dhe për forcimin e përparimin e së cilës punojmë vazhdimisht. Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila sa herë që i rikthehemi si tekst, shohim që përveçse si një dokument me vlera historike, mund të na shërbejë edhe për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë. Atë kohë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u shpall në Kaçanik u shtyp në rreth 500 kopje, disa prej të cilave, sikur kjo kopje këtu, fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot, për t’u arkivuar dhe dëshmuar nga historia. Mbase është koha që të nisim e të mendojmë për ribotimin e saj si dokument historik, në edicione shkencore të shoqëruara me studime përkatëse”, ka shkruar Kurti ndër tjera në Facebook.

Më 7 shtator 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës./21Media

Baby Boo