Çifti i të rinjve shqiptar shkon për “turizëm” me 50 kg drogë, i bën gjëmën hunda e qenit!


Pakot e drogës ishin fshehur në mënyrë gjeniale në makinën e drejtuar nga një çift shqiptarësh, por sërish gjëma erdhi për shkak të “nuhatjes”.

Policia greke vuri në pranga këtë të hënë dy shtetas shqiptarë që po i drejtoheshin shtetit fqinj.

Shoferi 33 vjeçar dhe vajza 21 vjeçare u ndaluan në makinën e tyre të tipit fuoristradë për kontroll, pasi policia kishte dyshime se makina mund të përmbante drogë.

Për të konfirmuar më së miri, një qen anti-drogë u soll “për të nuhatur” nëse kishte apo jo diçka të dyshimtë.

Në përfundim u gjetën plot 53 kilogramë marijuanë, të fshehura në brendësi të pjesës së prapme të makinës.

Baby Boo