RMV- Vdìq foshnja nè lìndje, aktakuzè ndaj dy gjìnekologeve


Prokuroria Themelore ka ngrìtur aktakuzè kundèr dy gjìnekologeve nga spìtalì “D-r Trifun Panovski” nè Manastìrì, pasì tè njèjtìt dyshohet se nuk kanè vepruar sì duhet dhe kanè shkaktuar vdekjen e njè foshnje.

Gjìnekologèt akuzohen pèr vepra tè rènda kundèr shèndetìt tè njerèzve, shkelje tè nenìt 217, paragrafì 4, nga nenì 207, paragrafì 1 dhe 3 nga Kodì Penal.

“Lehona èshtè pranuar pèr lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik në Manastir, ku kujdestarë kanë qenë të akuzuarit. Ata nuk kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet në gjendjen shëndetësore të lehonës. Edhe pse të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore të lehonës ishin tregues absolut se shëndeti dhe jeta e fetusit ishte në rrezik për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me oksigjen, gjë që është tregues për një operacion urgjent cezarian, mjekët e akuzuar nuk e kanë bërë këtë ndërhyrje në kohë. Për shkak të zgjatjes së lindjes dhe vonesës prej të paktën pesë orësh nga shfaqja e indikacioneve për operacion urgjent cezarian, intensiteti i pasojave tek fetusi është rritur. Ndërhyrja në maternitet është kryer rreth orës 06:30 të datës 13.10.2019, gjatë së cilës ka lindur një fetus–fëmijë femër me peshë lindjeje 3550 gram dhe gjatësi 48 centimetra në gjendje shumë të rëndë, e cila ka ndërruar jetë pak më vonë pas lindjes për shkak të mungesës së oksigjenit në mitër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Baby Boo