Pacienti më i ri me kancer lëkure tek ne i ka vetëm 11 vjet


Pacineti me i ri me kancer në lëkurë tek ne është 11 vjeçar, thonë nga Klinika për sëmundje të lëkurës. Në Parkun e Qytetit të Shkupit sot kishte kontrolle falas ku u zbulua kanceri i lëkurës te 30 persona. Pa dhimbje dhe e shkurtë është procedura për të zbuluar ndryshimet e lëkurës në dermatoskop.

Ky aparat e zbulon se vallë ndryshimet në lëkurë janë beninje ose malinje. Sot qindra kontrolle falas janë bërë në Parkun e Shkupit me moton “Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës”, organizuar nga shoqata e dermatologëvr me rastin e javës për Luftë kundër kancerit të lëkurës.
Doktorët thonë se ekspozimi i gjatë në diell është shkak për paraqitjen e kancerit në lëkurë. Lëkura nuk mbrohet vetëm në plazhë, por gjatë gjithë verës, thotë doctor Silvia Duma nga Klinika e Lëkurës.
Në klinikë ka edhe ambulantë të veçantë ku kontrollohen këto ndryshime.

Qytetarët thonë se këto kontrolla janë të shkëlqyeshme dhe relaksusese pa termin. Në vitin 2022 mbi 100 mijë qytetarë të BE janë diagonstikuar me melanom.

Baby Boo