EKZEKUTUAN TË RIUN SHQIPTAR, DETAJE: SI U VETËDORËZUA NJË NGA AUTORËT (JA KU DYSHOJNË FAMILJARËT)


Një 23 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Viktorjan Picaku u ekzekutua në Corato, provincë e Barit në Itali. Ndërsa familjarët e 23 vjeçarit shqiptar dyshojnë se pas kësaj vrasjeje fshihet një italian.

Ata kanë treguar se pak ditë më parë Viktori kishte ndërhyrë për të shpëtuar një vajzë që po dhunohej nga një italian. Familjarët shprehen se 23 vjeçari ishte gjendur aty rastësisht dhe kishte ndërhyrë për ta shpëtuar.

Mirëpo, siç pretendojnë ata një gjë e tillë nuk është pranuar nga italiani, i cili më pas mori vendimin për t’i marrë jetën të riut.

Familjarët e viktimës shprehen gjithashtu se kanë mësuar se një nga autorët e vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Dy persona të hipur në një motorr qëlluan në kokë dhe kraharor të riun me origjinë nga Mirdita, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa mediat italiane raportojnë se një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e xhelozisë pasi Viktori nuk ishte person me precedentë penalë.

“Viktori nuk rezulton person me precedentë penalë dhe punonte në arë”, shkruajnë mediat italiane.

Baby Boo