Gashi: 2 Gushti duhet t’i bashkojë të gjithë qytetarët e vendit në festë


Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi ka uruar festën shtetërore të 2 Gushtit.

“2 Gushti është ditë që do të duhej t’i bashkojë të gjithë qytetarët e vendit në festën e përbashkët të shtetndërtimit.
Ilindeni dhe mbledhja e ASNOM-it janë ndër shtyllat kryesore të shtetit të Maqedonisë, janë data që trokasin në kujtesën kolektive se ky shtet sot është fryt i përpjekjes së paraardhësve tanë, që u përpoqën bashkërisht për ta gëzuar këtë sukses. Rrjedhimisht, para neve vjen një sfidë e re – referendumi për integrim – që do të jetë testi jonë para gjeneratave të reja.” thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Baby Boo