Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi njoftoi se sot janë ndarë vendime për 36 nënpunës administrativ të cilët do të bëhen pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e përmes programit K5 të Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
“Më bën krenar fakti që sot brenda ditës u ndanë vendime pune për 36 nëpunës administrativ, kurse në afat sa më të shkurtër atyre do tu bashkëngjiten edhe administrator të tjerë të cilëve gjithashtu do tu japim vendime të punës për kohë të papërcaktuar. Edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nëpunësve administrativ është më kompleks, këta administrator sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pozicionet e caktuara paraprakisht sipas nivelit të arsimimit të tyre”, ka shkruar Bushi.