191 gjoba për shkelje të rregullave në trafik


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 191 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 62 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 3 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe gjashtë masa për përdorimin e celularit, dy për kalimin në të kuqe në semaforë, 8 gjoba për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Baby Boo