Tragjedi në paradë, makina përplas turmën në Belgjikë. Të paktën 6 viktima


Të paktën 6 persona humbën jetën pasi një automjet hyri me shpejtësi mes turmës, 50 km larg kryeqytetit belg, Bruksel.

Ngjarja ndodhi në qytezën e Strepi Brakoni, kur një automjet përplasi një grup personash që po bëheshin gati të merrnin pjesë në një paradë vjetore karnavalesh.

Të paktën 27 vetë raportohen si të plagosur. Rrethanat e ngjarjes po hetohen, por policia ka përjashtuar pistën terroriste. Mediat vendase thonë se të paktën dy persona janë ndaluar, shoferi dhe një tjetër që gjendej në automjet.

Kryebashkiaku i qytezës së afërt të La Luvier citohet të thotë se rreth 150 persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në paradën folklorike.

Baby Boo