156 gjoba për këmbësorë në Shkup


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët, tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

Poashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër kundërvajtje për shoferë fillestarë, tri masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe pesëdhjetë e tetë gjoba për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.

Baby Boo